Nokia Lumia 1020 - Përdorimi i telefonit të punës

background image

Përdorimi i telefonit të punës

Një llogari kompanie në telefonin tuaj ju ndihmon të bëni punën tuaj.
Nëse keni një telefon pune, kompania juaj mund t'ju krijojë një llogari që i mban më të sigurta

informacionet në telefonin tuaj, ju jep të drejta të futeni te dokumentet ose informacioni brenda

rrjetit të kompanisë, si dhe ofron aplikacione ose Qendra që ju ndihmojnë të bëni kryeni tuaj.
Nëse kompania juaj disponon aplikacione, ju jepet opsioni t'i shkarkoni ato, sapo të shtoni llogarinë

e kompanisë në telefonin tuaj. Nëse një aplikacion nuk është i disponueshëm pasi ju të keni krijuar

llogarinë tuaj, kompania juaj mund t'ju njoftojë si ta gjeni.
Një Qendër kompanie ju lejon marrjen e gjithë llojeve të informacionit në një vend, si për shembull të

rejat, shpenzimet, aplikacionet ose qasjen te një dyqan i kompanisë. Instalimi i një Qendre funksionon

njësoj si me instalimin e aplikacionit të një kompanie, nëse është e disponueshme, ju keni opsionin

që ta shtoni pasi keni shtuar llogarinë e kompanisë tuaj. Nëse kompania juaj krijon më vonë një Qendër,

juve ju ofrohet një mënyrë tjetër që ta konfiguroni kur të jetë gati.
Pjesa më e madhe e llogarive të kompanive përfshijnë një politikë. Politika e një kompanie e lejon atë

t'i shtojë mbrojtjen telefonit tuaj, shpesh për të mbrojtur informacionet e fshehta ose delikate.
Për të krijuar llogarinë e kompanisë tuaj, trokitni Parametrat > aplikacionet e kompanisë.