Nokia Lumia 1020 - Microsoft Office Mobile

background image

Microsoft Office Mobile

Microsoft Office Mobile është zyra larg zyrës suaj.
Shkoni te qendra Office për të krijuar dhe modifikuar dokumente Word dhe Excel, për të hapur dhe

parë prezantime PowerPoint, si dhe për të ndarë dokumente me SharePoint.
Gjithashtu mund t'i ruani dokumentet në Windows SkyDrive. SkyDrive është një hapësirë ruajtëse në

re kompjuterike që mund ta përdorni për të hyrë në dokumentet tuaja nga telefoni, tableta,

kompjuteri ose Xbox. Kur ndaloni punën në një dokument dhe i riktheheni sërish më vonë, jeni në të

njëjtin vend ku e keni lënë, pavarësisht se çfarë pajisjeje përdorni.
Microsoft Office Mobile përbëhet nga sa vijon:
• Microsoft Word Mobile
• Microsoft Excel Mobile
• Microsoft PowerPoint Mobile
• Microsoft SharePoint Workspace Mobile
• Windows SkyDrive