
Kryerja e një llogaritjeje
Ju duhet të bëni një llogaritje rrugës? Mund të përdorni telefonin tuaj si një makinë llogaritëse.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Makina llogaritëse.
Këshillë: Për të përdorur makinën llogaritëse bazë, mbajeni telefonin në pozicion vertikal. Për
të përdorur makinën llogaritëse shkencore, kthejeni telefonin tuaj anash.
2. Shkruani numrin e parë të llogaritjes.
3. Trokitni një funksion, si për shembull mbledhje ose pjesëtim.
4. Shkruani numrin e dytë të llogaritjes.
5. Trokitni =.
Kjo veçori është e projektuar për përdorim personal. Saktësia mund të jetë e kufizuar.