Puna me emailin dhe kalendarin në telefon dhe në kompjuterin PC
Ju mund të përdorni adresa të ndryshme emaili për biznesin dhe kohën e lirë. Mund të shtoni disa
kuti postare në telefonin tuaj dhe të përdorni të njëjtën llogari emaili në telefon dhe në kompjuterin
PC, si në Outlook, Office 365 apo çdo llogari tjetër emaili. Emaili dhe kalendari juaj do të qëndrojnë të
sinkronizuar dhe ju mund të bashkoheni në takime drejtpërdrejt nga ftesat në kalendar. Ju mund të
përdorni postën dhe kalendarin e integruar në mënyrë që, për shembull, kur të keni një takim të
ardhshëm, të mund të shikoni listën e pjesëmarrësve dhe, me një trokitje, të hyni në çdo diskutim me
email ose mesazh me tekst që keni pasur me një pjesëmarrës.
Për më shumë informacione për krijimin e kutive postare, shikoni në seksionin Shtimi i një kutie
postare në këtë udhëzues për përdoruesin.
Për më shumë informacione rreth Office 365, shikoni videon në www.youtube.com/watch?
v=2QxiYmAerpw (vetëm në anglisht).