Zgjidhja e problemeve dhe mbështetja
Kur dëshironi të mësoni më shumë mbi telefonin tuaj, ose nëse jeni të pasigurt se si duhet të punojë
telefoni, ka disa kanale për mbështetje që mund të shikoni.
Për t'ju ndihmuar në shfrytëzimin maksimal të telefonit tuaj, në telefon keni një udhëzues përdorimi
me informacione shtesë. Në ekranin e nisjes, rrëshqisni majtas dhe trokitni te Nokia Care.
Mund të shkoni dhe te www.nokia.com/support ku mund të gjeni:
•
Informacion mbi zgjidhjen e problemeve
•
Diskutime
•
Të reja mbi aplikacionet dhe shkarkimet
•
Informacion mbi përditësimin e softuerëve
•
Detaje të mëtejshme mbi veçoritë dhe teknologjitë dhe mbi përputhshmërinë e pajisjeve dhe
aksesorëve
Zgjidhja e problemeve dhe diskutimet mund të mos ofrohen në të gjithë gjuhët.
Për video të mbështetjes teknike shkoni te www.youtube.com/NokiaSupportVideos.
Në rast se telefoni juaj ngrin
Provoni si më poshtë:
•
Mbani të shtypur njëkohësisht tastin e volumit dhe energjisë për rreth 10 sekonda. Telefoni do
të rindizet.
•
Përditësoni softuerin e telefonit tuaj.
•
Rivendosni telefonin tuaj. Kjo rivendos parametrat e fabrikës dhe fshin të gjithë përmbajtjen
personale, përfshirë aplikacionet që keni blerë dhe shkarkuar. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni
majtas dhe trokitni Parametrat > rreth > rivendos telefonin.
Nëse çështja mbetet pa zgjidhje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit ose me Nokia-n
për mundësi riparimi. Përpara se ta dërgoni telefonin për riparim, gjithmonë krijoni kopje rezervë të
të dhënave tuaja, pasi mund të fshihen të gjitha të dhënat personale të telefonit.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
120
Këshillë: Nëse ju duhet të identifikoni telefonin tuaj, për të parë numrin unik IMEI të telefonit,
formoni numri *#06#.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
121