Nokia Lumia 1020 - Siguria

background image

Siguria

Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose e paligjshme.

MBYLLENI NË ZONAT E KUFIZUARA
Fikeni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë

ndërhyrje ose rrezik, për shembull, në avionë, në spitale ose pranë pajisjeve mjekësore,

karburanteve, kimikateve ose zonave të shpërthimeve. Zbatoni të gjitha udhëzimet në zonat e

kufizuara.

PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira

për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në

rrugë.

NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë

në funksionimin e tyre.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.

BATERITË, NGARKUESIT DHE PAJISJE TË TJERA NDIHMËSE
Përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje të tjera ndihmëse të miratuara nga Nokia për

përdorim me këtë pajisje. Ngarkuesit e palëve të treta që janë në përputhje me standardin

IEC/EN 62684 dhe që mund të lidhen më lidhësin mikro-USB të pajisjes suaj, mund të jenë të

përputhshëm. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.

MBAJENI TË THATË PAJISJEN
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.

PJESËT PREJ XHAMI
Ekrani i pajisjes është prej xhami. Xhami mund të thyhet nëse pajisja hidhet mbi një sipërfaqe

të fortë ose merr një goditje të fortë. Nëse thyhet xhami, mos i prekni pjesët prej xhami të

pajisjes ose mos u përpiqni ta hiqni xhamin e thyer nga pajisja. Mos e përdorni pajisjen derisa xhami

të zëvendësohet nga një personel i kualifikuar shërbimi.

MBRONI DËGJIMIN TUAJ
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni me nivele të larta të

volumit për periudha të gjata. Kini kujdes kur e mbani pajisjen afër veshit kur altoparlanti

është në përdorim.

SAR
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj RF-së kur përdoret në një pozicion

normal afër veshit ose kur është vendosur të paktën 1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi.

Vlerat maksimale specifike të SAR-it mund të gjenden në pjesën e Informacionit të certifikimit (SAR)

në këtë udhëzues përdorimi. Për më shumë informacione, shkoni në www.sar-tick.com.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

5

background image

Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi ose një mbajtëse e një forme tjetër për përdorim të pajisjes në

kontakt me trupin, ajo nuk duhet të përmbajë metale dhe duhet të sigurojë të paktën distancën

ndarëse me trupin si më sipër. Kini parasysh se pajisjet celulare mund të transmetojnë edhe nëse nuk

jeni duke kryer një thirrje zanore.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

6