Lidhjet Wi-Fi
Telefoni juaj kontrollon dhe ju njofton periodikisht për lidhjet e disponueshme. Njoftimi shfaqet
shkurtimisht te pjesa e sipërme e ekranit. Për të menaxhuar lidhjet Wi-Fi, zgjidhni njoftimin.
Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > Wi-Fi.
Pozicionimi Wi-Fi përmirëson saktësinë e pozicionimit kur nuk janë të disponueshme sinjalet
satelitore, sidomos kur jeni brenda apo midis ndërtesave të larta. Ju mund të çaktivizoni dhe Wi-Fi te
parametrat e telefonit tuaj.
Shënim: Në disa vende përdorimi i Wi-Fi mund të jetë i kufizuar. Për shembull, në BE përdorimi
i Wi-Fi 5150-5350 MHz lejohet vetëm në ambiente të brendshme dhe në SHBA e në Kanada
përdorimi i Wi-Fi 5,15-5,25 GHz lejohet vetëm në mjedise të brendshme. Për më shumë
informacione, kontaktoni me autoritetet lokale.