Konfigurimi i telefonit që të bllokohet automatikisht
Dëshironi të mbroni telefonin nga përdorime të paautorizuara? Vendosni një kod sigurie dhe
konfigurojeni telefonin të bllokohet automatikisht kur nuk jeni duke e përdorur.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > ekrani i bllokimit.
2. Kaloni Fjalëkalimi te Aktiv
dhe shtypni një kod sigurie (të paktën 4 shifra).
3. Trokitni Kërko një fjalëkalim pas dhe caktoni afatin kohor pas të cilit telefoni do të bllokohet
automatikisht.
Mbajeni sekret kodin e sigurisë dhe në një vend të sigurt larg telefonit tuaj. Nëse harroni kodin e
sigurisë dhe nuk arrini ta rikuperoni, ose nëse fusni disa herë kodin e gabuar, telefonit tuaj do të ketë
nevojë për shërbim. Mund të aplikohen tarifa shtesë dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat personale
në telefonin tuaj. Për më shumë informacione, kontaktoni me Nokia Care ose me shitësin e telefonit
tuaj.
Zhbllokimi i telefonit tuaj
Mbani të shtypur tastin e energjisë, zvarriteni lart ekranin e bllokimit dhe shkruani kodin tuaj të
sigurisë.