Nokia Lumia 1020 - Gjetja e telefonit tuaj të humbur

background image

Gjetja e telefonit tuaj të humbur
Nuk mbani mend ku keni lënë telefonin apo keni frikë se jua kanë vjedhur? Përdorni gjej telefonin për

të lokalizuar telefonin tuaj dhe bllokoni ose fshijini në distancë të gjitha të dhënat.
Duhet të keni llogarinë tuaj Microsoft në telefonin tuaj.
1. Në kompjuterin tuaj, shkoni te www.windowsphone.com.

2. Hyni me të njëjtën llogari Microsoft si te telefoni juaj.

3. Zgjidhni gjej telefonin.
Ju mund të:
• Lokalizoni telefonin tuaj në një hartë
• Bëni telefonin tuaj që t'i bjerë zilja edhe nëse është i aktivizuar modaliteti i heshtjes
• Bllokoni telefonin tuaj dhe konfiguroni që të shfaqë një mesazh, në mënyrë që t'ju rikthehet juve
• Fshini në distancë të gjithë të dhënat tuaja nga telefoni
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë.

Këshillë: Caktoni që telefoni të ruajë automatikisht vendndodhjen e tij çdo disa orë. Nëse bie

bateria e telefonit, mund të shikoni përsëri vendndodhjen e fundit të ruajtur. Në ekranin e nisjes,

rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > gjej telefonin.