Shtimi i një karte te Portofoli
Ruani kartat tuaja të debitit dhe të kreditit, kartat e anëtarësimit dhe kartat e besnikërisë në mënyrë
dixhitale te Portofoli.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
117
Për të shtuar një kartë te Portofoli për të bërë blerje nga Dyqani, duhet të hyni në llogarinë tuaj të
Microsoft në telefon.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Portofoli.
2. Për të shtuar një kartë krediti ose debiti, trokitni te > kredi ose debi dhe ndiqni udhëzimet e
shfaqura në ekran.
Telefoni juaj kërkon për një aplikim të disponueshëm nga ofruesi i shërbimit, që mund të lidhet me
kartën tuaj.
Shtimi i një karte anëtarësimi ose besnikërie te Portofoli
Trokitni te > të tjera.
Telefoni juaj kërkon për një aplikim të disponueshëm nga ofruesi i shërbimit, që mund të lidhet me
kartën tuaj.
Shënim: Aplikimet dhe shërbimet e pagesës dhe të prerjes së biletave ofrohen nga palë të treta.
Nokia nuk jep asnjë garanci dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për këto aplikacione ose shërbime,
përfshirë mbështetjen, funksionalitetin, transaksionet ose humbje të ndonjë vlere monetare.
Mund të duhet të riinstaloni dhe të aktivizoni aplikacionin për pagesën ose biletën pas riparimit
të pajisjes suaj.Mund të duhet të riinstaloni dhe të aktivizoni kartat që keni shtuar si dhe
aplikacionin për pagesën ose biletën pas riparimit të pajisjes suaj.