Portofoli
Përdorni Portofoli për të mbledhur kartat e kreditit dhe të debitit, kuponët dhe promocionet të gjitha
në një vend të vetëm.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
116
Portofoli është një portofol virtual në telefonin tuaj. Ju mund të:
• Ruani kartat tuaja të kreditit dhe të debitit në telefonin tuaj. Për të shtuar një kartë te Portofoli,
duhet të hyni në llogarinë tuaj të Microsoft në telefon. Nëse e keni tashmë një kartë krediti në
llogarinë tuaj të Microsoft, ajo do të shtohet automatikisht te Portofoli.
• Bëni pagesa në Dyqani, për shembull, kur blini një aplikacion nga Dyqani
• Bëni blerje brenda aplikacioneve me kartat tuaja të ruajtura në Portofoli
• Kontrolloni llogarinë e kartës së debitit, nëse ka një aplikacion Portofoli të disponueshëm për
kartën tuaj
• Përdorni kartat tuaja në Portofoli për pagesa me NFC, nëse mbështetet nga ofruesi i shërbimit të
rrjetit
• Ruani kuponët e promocioneve dhe kartat e anëtarësimit në Portofoli
Për ta mbajtur Portofoli tuaj të sigurt, caktoni një kod PIN për të.