NFC
Eksploroni botën rreth jush. Trokitni mbi aksesorët për t'u lidhur me to dhe trokitni etiketat për të
thirrur dikë ose për të hapur një sajt uebi. Komunikimi i Fushës në Afërsi (NFC) e bën lidhjen të lehtë
dhe argëtuese.
Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > trokit+dërgo.
Me NFC, gjithashtu mund të:
• Lidheni me aksesorë të përputhshëm Bluetooth që mbështetin NFC, si p.sh. kufje ose një
altoparlant me valë
• Dërgoni materiale, si p.sh. kontaktet ose fotografitë tuaja, te telefoni, kompjuteri ose tableta me
Windows 8 e shokut tuaj me trokit+dërgo
• Trokitni etiketat për të marrë më shumë përmbajtje për telefonin tuaj ose për të pasur qasje në
shërbimet në linjë
• Paguani me telefonin tuaj, nëse mbështetet nga ofruesi i shërbimit të rrjetit
Zona NFC ndodhet në pjesën e pasme të telefonit, pranë kamerës. Trokitni telefona të tjerë, aksesorë,
etiketa ose lexues me zonën NFC.
Përpara se të përdorni NFC, sigurohuni që ekrani dhe butonat e pajisjes të jenë të zhbllokuar. Ju mund
të jeni në gjendje të paguani ose të përdorni telefonin tuaj si biletë edhe kur telefoni është i kyçur,
në varësi të ofruesit të shërbimit.