Nokia Lumia 1020 - Krijimi i kopjes rezervë dhe restaurimi i të dhënave në telefonin tuaj

background image

Krijimi i kopjes rezervë dhe restaurimi i të dhënave në telefonin tuaj
Mund të ndodhin të papritura, prandaj vendoseni telefonin tuaj të bëjë kopje rezervë të parametrave

dhe materialeve në llogarinë tuaj të Microsoft.
Ju nevojitet një llogari e Microsoft për të krijuar kopje rezervë të telefonit tuaj. Mund ta përcaktoni

telefonin tuaj që të bëjë kopje rezervë të listës së aplikacioneve, parametrave, mesazheve me tekst,

fotografive dhe videove.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > rezerva.

2. Nëse kërkohet, hyni në llogarinë tuaj të Microsoft.

3. Zgjidhni çfarë duhet bërë kopje rezervë dhe si.
Aplikacionet tuaja të shkarkuara nuk mund të përfshihen në kopjen rezervë, por mund t'i shkarkoni

sërish nga Dyqani, për aq kohë sa aplikacioni është i disponueshëm. Mund të aplikohen kosto për

transmetimin e të dhënave. Për më shumë informacion, kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
Për të krijuar automatikisht kopje rezervë të videove ose fotografive me cilësinë më të mirë, ju duhet

një lidhje Wi-Fi.
Për të krijuar kopje rezervë të përmbajtjeve të tjera, si muzikë, përdor aplikacionin e Windows Phone

për desktop ose Eksploruesin e Windows.
Nëse duhet të riktheni parametrat tuaja ose gjëra të tjera që keni rezervuar, shtoni llogarinë tuaj të

Microsoft te telefoni i ri dhe ndiqni udhëzimet e paraqitura në telefon.