Përditësimi i softuerit të telefonit tuaj
Nuk nevojitet kompjuteri - përditësoni softuerin e telefonit tuaj me valë për veçori të reja dhe
performancë të përmirësuar.
Përpara se të filloni përditësimin, sigurohuni që telefoni juaj të ketë energji të mjaftueshme të
baterisë.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e sasive të mëdha
të të dhënave, që mund të sjellë kosto të të dhënave.
Me sistemin e paracaktuar, telefoni juaj shkarkon automatikisht përditësimet e disponueshme kurdo
që cilësimet e lidhjes së të dhënave e lejojnë, për shembull roaming. Kur telefoni juaj ju njofton për
një përditësim të disponueshëm, vetëm ndiqni udhëzimet siç shfaqen në telefonin tuaj.
Këshillë: Kontrolloni Dyqani për përditësime të aplikacioneve.
Çaktivizimi i shkarkimit të përditësimit automatik
Nëse doni të kontrolloni me kujdes kostot e të dhënave tuaja gjatë roaming, mund të çaktivizoni
shkarkimin e përditësimit automatik. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe pastroni
Parametrat > përditësimi i telefonit > Shkarko automatikisht përditësimet nëse parametrat e të
dhënave e lejojnë.