Kopjimi i përmbajtjes mes telefonit dhe kompjuterit
Kopjoni mes telefonit dhe kompjuterit fotografi, video dhe përmbajtje të tjera të krijuara prej jush.
Këshillë: Nëse kompjuteri juaj është Mac, instaloni aplikacionin e Windows Phone nga Mac App
Store.
Nëse dëshironi që të transferoni fotografitë që keni bërë te një kompjuter Mac, rekomandohet
që të përdorni aplikacionin Nokia Photo Transfer for Mac, të cilin mund ta shkarkoni nga
www.nokia.com.
1. Lidhni telefonin tuaj me një kompjuter të përputhshëm me një kabllo USB të përputhshme.
2. Në kompjuterin tuaj, hapni një menaxher skedarësh, si për shembull Windows Explorer ose Finder
dhe shfletoni telefonin juaj.
Këshillë: Telefoni juaj shfaqet nën pajisjet e lëvizshme si Windows Phone. Për të parë dosjet e
telefonit, klikoni dy herë te emri i telefonit. Ka dosje të ndara për dokumentet, muzikën,
fotografitë, tonet e ziles dhe videot.
3. Zvarritni dhe lëshoni artikujt nga telefoni në kompjuter ose nga kompjuteri në telefon.
Këshillë: Nëse sistemi operativ i kompjuterit tuaj është Windows 7 apo Windows 8, mund të
përdorni edhe aplikacionin e Windows Phone. Windows 8 e instalon automatikisht aplikacionin.
Me Windows 7, mund ta shkarkoni nga www.windowsphone.com.
Për informacione se cili aplikacion funksionon me cilin kompjuter, shikoni tabelën më poshtë:
Aplikacioni
i Windows
Phone
Aplikacioni
i Windows
Phone për
desktop
Aplikacioni
i Windows
Phone për
Mac
Aplikacioni
Nokia
Photo
Transfer
for Mac
(vetëm për
fotografi
dhe video)
Windows
Explorer
Windows 8
x
x
x
Windows 8 RT x
x
Windows 7
x
x
Windows
Vista/XP
x
Mac
x
x
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
114