Kodet e qasjes
Keni menduar ndonjëherë se për çfarë janë kodet e ndryshme në telefonin tuaj?
kodi PIN
(4-8 shifra)
Kjo e mbron kartën tuaj SIM nga një përdorim i
paautorizuar ose kërkohet për t'u futur në disa
veçori.
Mund ta konfiguroni telefonin tuaj që të kërkojë
kodin PIN pas ndezjes.
Nëse nuk ofrohet bashkë me kartën tuaj ose
harroni kodin, kontaktoni me ofruesin e
shërbimit të rrjetit.
Nëse e shkruani kodin gabim tre herë rresht,
duhet ta zhbllokoni kodin me kodin PUK.
PUK
Kjo kërkohet për të zhbllokuar një kod PIN.
Nëse nuk ofrohet bashkë me kartën tuaj SIM,
kontaktoni ofruesin e shërbimit të rrjetit.
Kod sigurie (kodi i bllokimit, fjalëkalimi)
(min. 4 shifra)
Kjo ju ndihmon të mbroni telefonin nga
përdorime të paautorizuara.
Mund ta konfiguroni telefonin tuaj që të kërkojë
kodin që ju përcaktoni.
Mbajeni sekret kodin dhe në një vend të sigurt,
jo në telefonin tuaj.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
118
Nëse harroni kodin dhe telefoni juaj është i
bllokuar, ai do të ketë nevojë për shërbim. Mund
të aplikohen tarifa shtesë dhe mund të fshihen
të gjitha të dhënat personale në telefonin tuaj.
Për më shumë informacion, kontaktoni Nokia
Care ose shitësin e telefonit tuaj.
IMEI
Kjo përdoret për të identifikuar telefonat e
vlefshëm në rrjet. Gjithashtu numri mund të
përdoret për të bllokuar për shembull telefonat
e vjedhur. Mund t'ju duhet t'ia jepni numrin
shërbimeve të Nokia Care.
Për të parë numrin tuaj IMEI, formoni numrin
*#06#.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
119