Nokia Lumia 1020 - Lidhja me telefonat e miqve përmes Bluetooth

background image

Lidhja me telefonat e miqve përmes Bluetooth
Përdorni Bluetooth për t'u lidhur me valë me telefonat e miqve, për të ndarë foto e shumë më tepër.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > Bluetooth.

2. Sigurohuni që Bluetooth të jetë i hapur në të dy telefonat.

3. Sigurohuni që telefonat të jenë të dukshëm për telefonat e tjerë.

4. Ju mund të shikoni telefonat Bluetooth që janë brenda rrezes. Trokitni telefonin me të cilin

dëshironi të lidheni.

5. Nëse telefoni tjetër ka nevojë për kod, shkruani kodin ose pranojeni atë.
Kodi përdoret vetëm kur lidheni me diçka për herë të parë.