
Lidhja me kufje me valë
Me kufje me valë (shitet më vete), mund të flisni në telefon pa i përdorur duart - mund të vazhdoni
atë që jeni duke bërë, si për shembull, të punoni në kompjuter gjatë një thirrjeje.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > Bluetooth.
2. Kaloni Statusi te Aktiv
.
3. Sigurohuni që kufjet të jenë të aktivizuara.
Mund t'ju duhet të nisni procesin e çiftimit nga kufjet. Për detaje, shihni udhëzuesin e përdoruesit të
kufjeve tuaja.
4. Për të çiftuar telefonin dhe kufjet tuaja, trokitni kufjet te lista.
5. Mund t'ju duhet të shkruani një kod. Për detaje, shihni udhëzuesin e përdoruesit të kufjeve tuaja.