
Dërgimi i përmbajtjes me anë të Bluetooth
Dëshironi të ndani materialet tuaja me një shok apo të dërgoni fotografitë që keni bërë? Mund të
përdorni Bluetooth për t'i dërguar me valë fotografitë tuaja, ose materiale të tjera, te pajisje të
përputhshme me kompjuterin tuaj.
Ju mund të përdorni më shumë se një lidhje Bluetooth në të njëjtën kohë. Për shembull, kur përdorni
kufje Bluetooth, mund të vazhdoni të dërgoni materiale te një pajisje tjetër.
1. Sigurohuni që Bluetooth të jetë i hapur.
2. Trokitni dhe mbani të shtypur përmbajtjen që dëshironi të dërgoni dhe trokitni ndaj... >
Bluetooth.
3. Trokitni pajisjen me të cilën do të lidheni. Ju mund të shikoni pajisjet Bluetooth që janë brenda
rrezes.
4. Nëse pajisja tjetër ka nevojë për kod, shtypni kodin. Kodi, të cilin mund ta krijoni, duhet të shkruhet
te të dyja pajisjet. Kodi në disa pajisje është i caktuar. Për detajet, shihni udhëzuesin e përdoruesit të
pajisjes tjetër.
Kodi përdoret vetëm kur lidheni me diçka për herë të parë.