Nokia Lumia 1020 - Bluetooth

background image

Bluetooth

Ju mund të lidheni me valë me pajisjet e tjera të përputhshme, si p.sh. telefonat, kompjuterët, kufjet

dhe telefonat për makina. Mund të dërgoni gjithashtu fotografitë tuaja drejt telefonave të

përputhshëm ose drejt kompjuterit tuaj.

Duke qenë se pajisjet me teknologji me valë Bluetooth përdorin valë radioje, ato nuk është nevoja të

jenë një linjë direkte pamore. Megjithatë, pajisjet Bluetooth duhet të jenë brenda distancës prej 10

metrash (33 këmbë) nga njëra-tjetra, megjithëse te lidhja mund të ketë ndërhyrje nga pengesa siç

janë muret apo pajisje të tjera elektronike.
Pajisjet e çiftuara mund të lidhen me telefonin tuaj kur Bluetooth është i aktivizuar. Pajisjet e tjera

mund ta diktojnë telefonin tuaj vetëm nëse është e hapur pamja e parametrave të Bluetooth.
Mos çiftoni ose mos pranoni kërkesa për lidhje një pajisje e panjohur. Kjo ju ndihmon të mbroni

telefonin tuaj nga përmbajtje të dëmshme.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

111