Leximi i postës
Prisni lajme të rëndësishme? Përdoreni telefonin për t'ju lexuar postat në vend që t'i kontrolloni vetëm
kur jeni në tavolinën e punës.
Ju mund të shihni se kur keni postë të re te ekrani i nisjes.
1. Në ekranin e nisjes, trokitni .
2. Në kutinë tuaj postare, trokitni postën. Posta e palexuar shënohet me ngjyrë tjetër.
Këshillë: Për të zmadhuar ose zvogëluar, vendosni 2 gishta në ekran dhe rrëshqitini duke i
bashkuar ose duke i larguar.
Këshillë: Nëse një postë përmban një adresë uebi, trokiteni atë për të shkuar te sajti i uebit.
Leximi i postës në një bashkëbisedim
Në kutinë postare, trokitni bashkëbisedimin që përfshin postën dhe trokitni postën. Një
bashkëbisedim me postë të palexuar shënohet me ngjyrë tjetër.
Ruajtja e një bashkëngjitjeje
Me postën të hapur, trokitni bashkëngjitjen, si p.sh. një foto grafi dhe ajo shkarkohet në telefonin
tuaj. Trokitni sërish bashkëngjitjen dhe trokitni te
> ruaj në telefon. Nuk mund të ruhen të gjithë
formatet e skedarëve.