Shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, trokitni te Exchange ActiveSync dhe shkruani
detajet e kërkuara.
3. Trokitni te hyr.
Këshillë: Në varësi të llogarisë së postës, mund të sinkronizoni artikuj të tjerë përveç postave
në telefon, si p.sh. kontaktet dhe kalendarin.
Nëse telefoni nuk i gjen parametrat e postës suaj, ato mund të gjehen nga konfigurimi. Për këtë ju
duhet të dini llojin e llogarisë së postës dhe adresat e serverëve hyrës dhe dalës. Mund ta merrni këtë
informacion nga ofruesi i shërbimit të postës.
Për të zbuluar më shumë mbi konfigurimin e llogarive të ndryshme të postës, shikoni në seksionin
udhëzues në www.windowsphone.com.
Shtimi i një kutie postare më vonë
Në kutinë postare, trokitni
> shto llogari emaili dhe një llogari dhe hyni.
Exchange ActiveSync
Dëshironi që të keni postën e punës, kontaktet dhe kalendarin tuaj të disponueshëm si kur jeni të
ulur para kompjuterit, ashtu edhe në lëvizje me telefonin tuaj? Ju mund të sinkronizoni përmbajtjet
e rëndësishme mes telefonit dhe një serveri të Microsoft Exchange.
Exchange ActiveSync mund të konfigurohet vetëm nëse kompania juaj ka një server të Microsoft
Exchange. Përveç kësaj, administratori për TIK i kompanisë suaj duhet të ketë aktivizuar Microsoft
Exchange ActiveSync për llogarinë tuaj.
Para fillimit të konfigurimit, sigurohuni që të keni si më poshtë:
• Një adresë emaili të korporatës
• Emrin e serverit të Exchange (kontaktoni me departamentin e TIK të kompanisë suaj)
• Emrin e domenit të rrjetit (kontaktoni me departamentin e TIK të kompanisë suaj)
• Fjalëkalimi i rrjetit të zyrës
Në varësi të konfigurimit të serverit të Exchange, mund të duhet të shkruani informacione të tjera
gjatë konfigurimit. Nëse nuk i dini informacionet e sakta, kontaktoni me departamentin e TIK të
kompanisë suaj.
Gjatë konfigurimit, mund të përcaktoni se sa shpesh dëshironi të sinkronizohet përmbajtja në telefon
me serverin. Vetëm përmbajtja e përcaktuar kur konfiguroni llogarinë do të sinkronizohet. Për të
sinkronizuar përmbajtje të tjera, ndryshoni parametrat e llogarisë së Exchange ActiveSync.
Me Exchange ActiveSync, mund të jetë e detyrueshme që të përdorni kodin e kyçjes.
Përdorimi i Mail for Exchange kufizohet në sinkronizimin në linjë të informacionit PIM midis pajisjes
Nokia dhe serverit të miratuar Microsoft Exchange.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
58