Nokia Lumia 1020 - Mesazhet

background image

Mesazhet

Qëndroni në kontakt me miqtë tuaj dhe dërgojuni atyre mesazhe me tekst ose multimediale, ose nisni

biseda.

Ju mund të hapni mesazhe direkt nga ekrani i nisjes. Trokitni te Mesazhet.
Ju mund të dërgoni dhe merrni lloje të ndryshme mesazhesh:
• Mesazhe me tekst
• Mesazhe multimediale që përmbajnë bashkëngjitje, siç janë fotografitë
• Mesazhe bisede
Mesazhet dhe bisedat midis jush dhe një kontakti të caktuar sistemohen në bashkëbisedime.
Kur dëshironi të kontaktoni me një kontakt, telefoni mund t'ju ndihmojë të zgjidhni metodën më të

mirë. Nëse kontakti ka hyrë në një shërbim bisede, ju mund të filloni të bisedoni. Ndryshe, në vend të

kësaj mund të dërgoni një mesazh me tekst.
Nëse krijoni grupe kontakti që përmbajnë p.sh. familjen ose kolegët, mund t'i dërgoni mesazh një

grupi.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

53

background image

Te parametrat e mesazheve, mund ta përcaktoni telefonin tuaj që të bëjë kopje rezervë të mesazheve

në SkyDrive. Nëse ndryshoni telefonin dhe merrni një pajisje të re Windows Phone, ju mund t'i merrni

mesazhet tuaja në telefonin tuaj të ri gjatë konfigurimit.
Ju mund të dërgoni mesazhe me tekst që e kalojnë kufirin e karaktereve për një mesazh të vetëm.

Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e ofruesit tuaj të

shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat me thekse, shenjat e tjera

ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë dhe e kufizojnë numrin e shkronjave që mund

të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e sasive të mëdha

të të dhënave, që mund të sjellë kosto të të dhënave.