Ndarja e planeve tuaja me familjen dhe shokët
Dëshironi të mblidheni me njerëzit, por e keni të vështirë të caktoni një datë dhe kohë të përshtatshme
për të gjithë? Ju mund t'i ftoni të tjerët në bisedë dhe të ndani privatisht një kalendar, fotografi apo
shënime.
Megjithëse kjo veçori funksionon më mirë te Windows Phone 8, telefonat që funksionojnë me Windows
Phone 7 mund të bashkohen në dhoma dhe të konfigurojnë kalendarë të përbashkët. Për të përdorur
këtë veçori, duhet të hyni në llogarinë tuaj Microsoft.
1. Për të krijuar një dhomë për ndarje, trokitni Kontaktet dhe rrëshqitni te së bashku.
2. Trokitni te > Dhomë.
3. Shkruani një emër për dhomën dhe trokitni .
4. Për të kaluar mes një bisede në grup, kalendari, shënimi apo albumi fotografik, rrëshqitni majtas
ose djathtas.
5. Për të ftuar dikë në dhomë, trokitni > dhe një kontakt.
Këshillë: Nëse nuk keni përdorur ende dhoma, telefoni ka një Dhoma gati për ju. Te qendra
Kontaktet rrëshqitni te së bashku dhe trokitni Dhoma. Për të ftuar dikë për herë të parë në
dhomë, trokitni fto dikë.