Shfaqja e fotografive tuaja në ekranin e shokëve
Dëshironi t'u tregoni shokëve fotografitë tuaja më të mira? Përdorni projektorin celular
PHOTOBEAMER dhe shfaqni fotot në ekranin e shokut tuaj, pa nevojën e lidhjes me tela.
1. Në pajisjen që dëshironi të përdorni për të shfaqur fotografitë, shkoni te https://
www.photobeamer.com (në anglisht).
2. Në ekranin e nisjes së telefonit tuaj, rrëshqitni majtas dhe trokitni PHOTOBEAMER.
3. Trokitni te fotografia që dëshironi të shfaqni në ekran.
4. Në faqen e uebit PHOTOBEAMER skanoni kodin QR me telefonin tuaj.
5. Rrëshqisni majtas ose djathtas për të shfaqur fotografi të tjera në të njëjtën dosje.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
74