Krijimi i një albumi
Për të gjetur me lehtësi fotografitë e një rasti, një personi apo të një udhëtimi, organizojini fotografitë
tuaja në albume sipas subjektit, për shembull.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
72
Nëse kompjuteri juaj është Mac, instaloni aplikacionin e Windows Phone nga Mac App Store.
1. Lidhni telefonin tuaj me një kompjuter të përputhshëm me një kabllo USB të përputhshme.
2. Në kompjuterin tuaj, hapni një menaxher skedarësh, si për shembull Windows Explorer ose Finder,
dhe shfletoni te dosja për fotografitë.
3. Shtoni një dosje të re, emërtojeni dhe shtojini fotografi dosjes.
Dosja shfaqet si album në pamjen albumet në telefonin tuaj.
Këshillë: Nëse sistemi operativ i kompjuterit tuaj është Windows 7 apo Windows 8, mund të
përdorni edhe aplikacionin e Windows Phone. Me Windows 7, mund ta shkarkoni nga
www.windowsphone.com.
Fshirja e një albumi
Kur fshini një album nga telefoni, fshihen edhe fotografitë në atë album. Nëse e keni kopjuar albumin
në kompjuterin tuaj, albumi dhe fotografitë në të mbeten në kompjuterin tuaj.
Trokitni te Fotografitë > albumet. Trokitni dhe mbani të shtypur një album dhe trokitni fshi.
Ju nuk mund t'i fshini albumet në linjë nga telefoni.