Nokia Lumia 1020 - Kopjimi i fotografive tuaja në kompjuter

background image

Kopjimi i fotografive tuaja në kompjuter
Keni bërë fotografi me telefonin tuaj që do t'ju pëlqente t'i kopjonit në kompjuterin tuaj? Përdorni

menaxherin e skedarëve të kompjuterit tuaj për të kopjuar apo lëvizur fotografitë tuaja.
Nëse kompjuteri juaj është Mac, instaloni aplikacionin Nokia Photo Transfer for Mac nga

www.nokia.com.
1. Lidhni telefonin tuaj me një kompjuter të përputhshëm me një kabllo USB të përputhshme.

2. Në kompjuterin tuaj, hapni një menaxher skedarësh, si për shembull Windows Explorer ose Finder

dhe shfletoni telefonin juaj.

Këshillë: Telefoni juaj shfaqet nën pajisjet e lëvizshme si Windows Phone. Për të parë dosjet e

telefonit, klikoni dy herë te emri i telefonit. Ka dosje të ndara për dokumentet, muzikën,

fotografitë, tonet e ziles dhe videot.

3. Hapni skedarin për fotografitë, zgjidhni dhe kopjoni fotografitë te kompjuteri juaj.

Këshillë: Nëse sistemi operativ i kompjuterit tuaj është Windows 7 apo Windows 8, mund të

përdorni edhe aplikacionin e Windows Phone. Me Windows 7, mund ta shkarkoni nga

www.windowsphone.com.