
Nxjerrja e një fotografie aksioni
Dëshironi që të nxirrni fotografi të mrekullueshme të objekteve në lëvizje? Përdorni Nokia Smart
Camera për të konvertuar fotografitë e objekteve në lëvizje në një fotografi të vetme dinamike.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
68

1. Nxirrni një fotografi me anë të Nokia Smart Camera.
Këshillë: Nuk është e nevojshme të ndiqni objektin në lëvizje kur bëni një fotografi. Thjesht
mbajeni kamerën të palëvizur.
2. Trokitni te miniatura e rrumbullakët pranë .
3. Rrëshqitni lart te POZË AKSIONI dhe trokitni te fotografia.
4. Për të fshirë objektet në lëvizje nga fotografia, trokitni te rrathët e bardhë në fund të ekranit.
5. Për të zgjedhur se cilat objekte në lëvizje dëshironi që të theksoni, lëvizni rrethin në cepin poshtë
djathtas të ekranit.
Këshillë: Për të theksuar të gjitha objektet në lëvizje, trokitni te .
6. Kur të përfundoni, trokitni te .