
Këshilla për kamerën
Dëshironi të përfitoni sa më shumë nga Nokia Pro Camera? Shikoni pak këto këshilla dhe mësoni më
shumë rreth kamerës tuaj me rezolucion të lartë.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
66

• Për të ndezur shpejt kamerën kur telefoni është i kyçur, shtypni dhe mbani shtypur tastin e
kamerës për nja dy sekonda.
• Nëse nuk e përdorni kamerën për rreth një minutë, ajo kalon në fjetje. Për të zgjuar kamerën,
shtypni tastin e energjisë dhe zvarriteni lart ekranin e bllokimit.
• Për të kaluar nga modaliteti i kamerës te modaliteti i videos, trokitni te .
• Mund ta zmadhoni Nokia Pro Camera me vetëm një gisht. Për të zmadhuar, rrëshqitni lart dhe për
ta zvogëluar rrëshqitni poshtë.
• Për të parë fotografitë që keni bërë, trokitni te në cepin lart majtas të ekranit.
• Për të fokusuar kamerën në një objekt specifik, trokitni te objekti në ekran.
• Për të parë më mirë ekranin, sigurohuni që të mos mbuloni sensorin e dritës.