Fotografi si një profesionist
Dëshironi që të shfrytëzoni të gjithë potencialin e krijimtarisë suaj dhe të bëni fotografi si një
profesionist? Me Nokia Pro Camera mund të rregulloni me dorë parametrat e kamerës si në
modalitetin e kamerës, ashtu dhe në atë të videos.
1. Për të ndezur kamerën, shtypni butonin e kamerës.
2. Për të parë parametrat, zvarritni në të majtë. Për të ndryshuar një parametër, rrëshqitni gishtin
lart ose poshtë në rrëshqitës. Për shembull, mund të ndryshoni Kompensimi i ekspozimit që të
kontrollojë sasinë e dritës në fotografinë tuaj.
3. Për të mbyllur parametrat, zvarritni në të djathtë.
4. Për të nxjerrë një fotografi, trokitni te .
Këshillë: Për të marrë mësime praktike mbi parametra të ndryshëm, trokitni te
>
tutorial.