Ruajtja e informacionit të vendndodhjes te fotografitë dhe videot tuaja
Nëse dëshironi të kujtoni saktësisht se ku keni qenë kur keni bërë një fotografi ose video të caktuar,
mund të caktoni telefonin që të regjistrojë automatikisht vendndodhjen tuaj.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat.
2. Rrëshqitni te aplikacionet dhe trokitni foto+kamera > Përfshi informacionin e vendndodhjes në
fotografitë që nxjerr.
Informacionet e vendndodhjes mund t'i bashkëngjiten një fotografie ose videoje, nëse vendndodhja
juaj mund të përcaktohet me anë të satelitit ose metodat e rrjetit. Nëse ndani një fotografi ose video
që përmban informacione të vendndodhjes, informacionet e vendndodhjes mund të shfaqen për ata
që shikojnë fotografinë ose videon. Ju mund të çaktivizoni gjeoetiketimin në parametrat e telefonit.