Nokia Lumia 1020 - Përcaktimi i lidhjeve të internetit

background image

Përcaktimi i lidhjeve të internetit

Për transferimin e të dhënave, ofruesi i shërbimit të rrjetit ju faturon një tarifë fikse apo sipas

përdorimit? Ndryshoni parametrat e të dhënave celulare dhe të Wi-Fi për të zvogëluar kostot e të

dhënave kur jeni në roaming dhe në rrjetin bazë.

I rëndësishëm: Përdorni shifrimin për të rritur sigurinë e lidhjes suaj Wi-Fi. Përdorimi i shifrimit

zvogëlon rrezikun e hyrjes nga të tjerët te të dhënat tuaja.

Përdorimi i lidhjes Wi-Fi është përgjithësisht më i shpejtë dhe më ekonomik se përdorimi i lidhjes së

të dhënave celulare. Nëse lidhja Wi-Fi dhe të dhënat celulare janë të disponueshme, telefoni juaj

përdor lidhjen Wi-Fi.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > Wi-Fi.

2. Sigurohuni që Rrjetet Wi-Fi të jetë në Aktive

.

3. Zgjidhni lidhjen që dëshironi të përdorni.
Përdorimi i një lidhjeje me të dhëna celulare

Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > rrjeti celular dhe kalojeni Lidhja e

të dhënaveaktive

.

Përdorimi një lidhjeje me të dhëna celulare gjatë roaming

Lidhja me internetin gjatë roaming, veçanërisht kur jeni jashtë shtetit, mund t'i rrisë kostot në mënyrë

të konsiderueshme.
Roaming për të dhënat do të thotë se celulari merr të dhëna nga rrjete të cilat nuk janë nën zotërimin

apo drejtimin e ofruesit tuaj të shërbimit të rrjetit.
Në ekranin e fillimit, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > rrjeti celular dhe kalojeni Opsionet

e të dhënave në roaming te në roaming.