Mesazhet e ndihmës nga Nokia
Për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga telefoni juaj dhe shërbimet, mund të merrni mesazhe nga Nokia. Mesazhet mund
të përmbajnë këshilla dhe sugjerime, si dhe ndihmë. Për të siguruar shërbimin e përshkruar më sipër, numri i celularit, numri
serial i telefonit tuaj dhe disa identifikues të abonimit celular mund t'i dërgohen Nokia-s kur përdorni për herë të parë telefonin.
Ky informacion mund të përdoret siç përcaktohet në politikën e privatësisë, e disponueshme në www.nokia.com.