Nokia Lumia 1020 - Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave

background image

Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave

Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të

tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni ose

transferoni fotografi, muzikë dhe përmbajtje të tjera.
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të drejtat

tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur me PlayReady. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë

përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një

përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është

tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të

tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me PlayReady ose me WMDRM, licencat së bashku me përmbajtjen humbasin nëse

formatohet kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj.

Humbja e licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për

më tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.