Nokia Lumia 1020 - Kujdesuni për pajisjen tuaj

background image

Kujdesuni për pajisjen tuaj

Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Sugjerimet e mëposhtme ju ndihmojnë ta mbani

pajisjen në punë.

Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që

gërryejnë qarqet elektronike. Nëse pajisja laget, lëreni të thahet.

Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura ose me pluhur.

Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta. Temperaturat e larta mund të dëmtojnë pajisjen ose baterinë.

Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të

krijohet lagështi dhe të dëmtohet.

Mos e hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në manualin e përdorimit.

Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.

Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Manovrimi i ashpër mund dhe ta thyejë.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

123

background image

Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.

Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të pengojë funksionimin normal.

Mos e vendosni pajisjen pranë magneteve ose fushave magnetike.

Për të siguruar të dhënat tuaja të rëndësishme, ruajini së paku në dy vende të ndryshme, si p.sh. në pajisje dhe në kartë

memorieje ose në kompjuter, ose shkruajini diku.

Gjatë funksionimit të zgjatur, pajisja mund të nxehet. Në shumicën e rasteve, kjo është normale. Për të shmangur mbinxehjen,

pajisja mund të vetëngadalësohet, të mbyllë aplikime, të çaktivizojë ngarkimin dhe, nëse është e nevojshme, të vetëfiket. Nëse

pajisja nuk punon siç duhet, dërgojeni në pikën më të afërt të autorizuar të shërbimit.
Riciklimi

Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimit në pika grumbullimi të posaçme.

Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e materialeve. Të

gjitha materialet e pajisjes mund të rikuperohen si materiale dhe energji. Shikoni si të ricikloni produktet Nokia në

www.nokia.com/recycle.
Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq

Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues ose në paketim, ju kujton se të gjitha

produktet elektrike dhe elektronike dhe bateritë duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit.

Mos i hidhni këto produkte si mbetje të paveçuara urbane: çojini ato për riciklim. Për informacion mbi pikën më të afërt të riciklimit,

kontaktoni me autoritetin lokal për mbetjet ose shkoni te www.nokia.com/support. Për më shumë informacione rreth

karakteristikave mjedisore të pajisjes suaj, shikoni në www.nokia.com/ecoprofile.