Nokia Lumia 1020 - Kryeni një thirrje urgjence

background image

Kryeni një thirrje urgjence

1. Sigurohuni që telefoni është i ndezur.

2. Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit.
Mund të duhet gjithashtu që të kryeni të mëposhtmet:

Vendosni një kartë SIM në pajisje, nëse mbështetet nga pajisja.

Çaktivizoni kufizimet e thirrjeve në telefon, si bllokimi i thirrjeve, formimi i fiksuar i numrit ose grupi i mbyllur i përdoruesit.

Sigurohuni që modaliteti i aeroplanit nuk është i aktivizuar.

Nëse ekrani dhe butonat e telefonit janë të bllokuar, zhbllokojini.

3. Shtypni .

4. Zgjidhni .

5. Zgjidhni .

6. Shkruani numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat telefonikë të urgjencës ndryshojnë sipas vendit.

7. Zgjidhni thirr.

8. Jepni të gjithë informacionet e nevojshme sa më saktë të jetë e mundur. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për

ta përfunduar.
Kur të ndizni telefonin për herë të parë, do t'ju kërkohet të krijoni llogarinë tuaj Microsoft dhe të konfiguroni telefonin. Për të

kryer thirrje urgjence gjatë konfigurimit të llogarisë dhe të telefonit, prekni urgjenca.

I rëndësishëm: Aktivizoni thirrjet në internet dhe në telefonin celular, nëse telefoni juaj mbështet thirrjet në internet.

Telefoni mund të përpiqet të kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrjeteve celulare ashtu dhe nëpërmjet ofruesit tuaj të

thirrjeve në internet. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Kurrë mos u mbështetni vetëm në telefonat

celularë për komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.