Siguria e baterisë dhe e ngarkuesit
Për të hequr nga priza një ngarkues ose një pajisje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Kur ngarkuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të
shkarkohet pas një farë kohe.
Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F) për një performancë optimale. Temperaturat e
skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë
përkohësisht.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Zbatoni rregullat lokale. Kur është e mundur, i ricikloni. Mos i asgjësoni
ashtu si mbeturinat e përditshme.
Mos i zbërtheni, pritni, thërrmoni, përthyeni, shponi apo dëmtoni baterinë në asnjë mënyrë. Në rast se bateria rrjedh, mos e lejoni
lëngun të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose lëngjeve të
tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe ngarkuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive dhe
ngarkuesve të papërputhshëm dhe të pamiratuar mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të
zhvlerësojë çdo miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose ngarkuesi është i dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi
para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një ngarkues ose bateri të dëmtuar. Mos e ngarkoni pajisjen tuaj gjatë
një stuhie me vetëtima. Ngarkuesin përdoreni vetëm në ambiente të mbyllura.