Mjedise të mundshme shpërthyese
Fikeni pajisjen tuaj në zona me një atmosferë të mundshme shpërthyese, si pranë pompave të benzinës. Shkëndijat mund të
shkaktojnë shpërthim ose zjarr, me pasojë plagosjen trupore ose vdekjen. Vini re kufizimet në zonat me karburant; uzinat kimike;
ose aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese mund të mos jenë të shënuara
qartë Këto janë zakonisht zona ku këshilloheni ta fikni motorin, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të
ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokrriza pluhuri ose metalesh. Këshillohuni me
prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (si propani ose butani) nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik
në afërsi të tyre.