Nokia Lumia 1020 - Informacioni për vërtetimin (SAR)

background image

Informacioni për vërtetimin (SAR)

Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet ndërkombëtare për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është e projektuar në mënyrë të tillë që të mos i kalojë

kufijtë për ekspozimin ndaj valëve të radios (fushat elektromagnetike të frekuencave të radios), të rekomanduara nga udhëzimet

ndërkombëtare nga organizata shkencore e pavarur ICNIRP. Këto orientime përfshijnë kufijtë e rëndësishëm të sigurisë për të

garantuar mbrojtjen e të gjithë personave, pa dallim nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Udhëzimet për ekspozimin bazohen në Shkallën specifike të thithjes (SAR), e cila është një shprehje e sasisë së fuqisë së

frekuencës së radios (RF) që depozitohet në kokë ose në trup kur pajisja është duke transmetuar. Kufiri i SAR-it nga ICNIRP-ja

për pajisjet celulare është 2,0 W/kg për mesatarisht 10 gram ind.
Testet e SAR-it kryhen me pajisjen në pozicione standarde të përdorimit që transmeton në nivelin më të lartë të certifikuar të

fuqisë së saj, në të gjithë brezat e frekuencave të saj. Vlerat maksimale të SAR-it të regjistruara për këtë pajisje janë:

Vlera maksimale e SAR-it

Brezat e frekuencës të përdorura kur

është regjistruar vlera maksimale e SAR-

it

Kur mbahet pranë kokës

0,76 W/kg mbi 10 g

WCDMA 1900 dhe WLAN 2450

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

126

background image

Kur përdoret në një distancë ndarjeje

prej 1,5 centimetra (5/8 inç) nga trupi

0,67 W/kg mbi 10 g

GPRS 850 me 4 fole dhe WLAN 2450

Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj RF-së kur përdoret pranë kokës ose kur pozicionohet të paktën 1,5

centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi ose një mbajtëse e një forme tjetër për përdorim të pajisjes

në kontakt me trupin, ajo nuk duhet të përmbajë metale dhe duhet të sigurojë të paktën distancën ndarëse me trupin si më sipër.
Dërgimi i të dhënave ose i mesazheve kërkon një lidhje të mirë me rrjetin. Dërgimi mund të vonohet deri sa një lidhje e tillë të

jetë e disponueshme. Ndiqni udhëzimet për distancën ndarëse deri sa të përfundojë dërgimi.
Gjatë përdorimit të përgjithshëm, vlerat e SAR-it zakonisht janë shumë më të ulëta se vlerat e deklaruara më sipër. Kjo ndodh

sepse, për efektivitet në sistem dhe për të minimizuar ndërhyrjet në rrjet, fuqia e përdorimit e celularit ulet automatikisht kur

nevojitet fuqia e plotë për një thirrje të caktuar. Sa më i ultë të jetë rezultati i fuqisë, aq më e ultë është vlera e SAR-it.
Modelet e pajisjeve mund të kenë versione të ndryshme dhe më shumë se një vlerë. Me kalimin e kohës mund të ndodhin

ndryshime të pjesëve përbërëse e të modelit dhe disa ndryshime mund të ndikojnë në vlerat e SAR-it. Informacionet më të fundit

të disponueshme për SAR-in për këtë pajisje dhe modele të tjera të pajisjes Nokia mund të gjenden në www.nokia.com/sar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se informacionet aktuale shkencore nuk tregojnë se ka nevojë për masa

paraprake të veçanta kur përdoren pajisjet celulare. Nëse jeni të interesuar të ulni ekspozimin tuaj, rekomandohet që të kufizoni

përdorimin ose të përdorni një paketë pa duar për ta mbajtur pajisjen larg kokës ose trupit. Për më shumë informacione dhe

shpjegime dhe diskutime mbi ekspozimin e RF-së, shkoni te sajti i uebit i OBSH-së në www.who.int/peh-emf/en.