Metodat e pozicionimit
Telefoni tregon vendndodhjen tuaj në hartë duke përdorur pozicionimin GPS, GLONASS, A-GPS, Wi-
Fi ose të bazuar në rrjet (ID e qelizës).
Disponueshmëria, saktësia dhe integriteti i të dhënave të vendndodhjes varen, për shembull, nga
vendndodhja, mjedisi rrethues dhe burime të treta, dhe mund të kenë kufizime. Të dhënat e
vendndodhjes mund të mos disponohen, për shembull, brenda ndërtesave ose nën tokë. Për
informacione të privatësisë në lidhje me mënyrat e pozicionimit, shikoni Politikën e privatësisë së
Nokia-s.
Shërbimi i rrjetit GPS i ndihmuar (A-GPS), si dhe përmirësime të tjera të ngjashme për GPS dhe Glonass,
merr informacionin e vendndodhjes duke përdorur rrjetin celular dhe ndihmon GPS për llogaritjen e
vendndodhjes aktuale.
A-GPS dhe përmirësime të tjera të GPS dhe GLONASS mund të kërkojnë transferimin e një sasie të
dhënash të vogla përmes rrjetit celular. Nëse dëshironi të shmangni kostot e të dhënave, për shembull
kur udhëtoni, mund të çaktivizoni lidhjen e të dhënave celulare te parametrat e telefonit.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
85
Pozicionimi Wi-Fi përmirëson saktësinë e pozicionimit kur nuk janë të disponueshme sinjalet
satelitore, sidomos kur jeni brenda apo midis ndërtesave të larta. Nëse ndodheni në një vend ku
kufizohet përdorimi i Wi-Fi, ju mund ta çaktivizoni Wi-Fi te parametrat e telefonit tuaj.
Shënim: Në disa vende përdorimi i Wi-Fi mund të jetë i kufizuar. Për shembull, në BE përdorimi
i Wi-Fi 5150-5350 MHz lejohet vetëm në ambiente të brendshme dhe në SHBA e në Kanada
përdorimi i Wi-Fi 5,15-5,25 GHz lejohet vetëm në mjedise të brendshme. Për më shumë
informacione, kontaktoni me autoritetet lokale.
Matësi i udhëtimit mund të mos jetë i saktë, në varësi të disponueshmërisë dhe të cilësisë së lidhjes
suaj satelitore.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
86