Zbulimi i vendeve afër
Po kërkoni një restorant, hotel apo dyqan të ri? HERE Maps sugjeron vendet për ju.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni HERE Maps.
2. Trokitni për të gjetur vendet e afërta të sugjeruara ose shfletoni në një pikë në hartë.
3. Trokitni .
Mund të shihni të gjitha llojet e vendeve të sugjeruara në hartë.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
77
Gjetja e llojeve të caktuara të vendeve afër
Kur vendet e afërta të shfaqen në hartë, rrëshqitni nga fundi i ekranit dhe trokitni shfaq kategoritë
dhe një kategori.
Vendet e afërta në kategori shfaqen në një listë. Për t'i parë në hartë, trokitni hartën.
Këshillë: Për ta vendosur një kategori në ekranin e nisjes, pasi ta zgjidhni kategorinë, trokitni
. Kështu ju mund të zbuloni vende të reja kudo qofshi.
Shikoni se ç'ka rreth jush me anë të zbuluesit të pamjeve të kamerës.
Për të parë vendndodhjen tuaj aktuale ose vendndodhjen e fundit të njohur, trokitni . Trokitni te
pranë vendndodhjes tuaj aktuale.
Për të parë vende me anë të kuadrit të kamerës, mbajeni telefonin vertikalisht sikur bëni një fotografi
në modalitetin e portretit.
Për të marrë orientime për në një vend ose për të marrë informacione të tjera, trokitni te ky vend.
Këshillë: Për të parë në çast se ku ndodhen këto vende në hartë, mbajeni telefonin me ekranin
të drejtuar lart, sikur mbani një busull.