Shkarkimi i hartave në telefonin tuaj
Ruajini hartat e reja në telefonin tuaj përpara një udhëtimi në mënyrë që t'i shfletoni hartat pa nevojën
e një lidhjeje me internetin kur udhëtoni.
Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni HERE Maps >
> shkarko hartat.
Për të shkarkuar dhe përditësuar hartat, aktivizoni lidhjen me rrjetin Wi-Fi.
1. Trokitni te shkarko harta të reja.
2. Trokitni dhe zgjidhni vendin ose rajonin.
Përditësimi i një harte ekzistuese
Trokitni te përditëso hartat aktuale.
Fshirja e një harte
Trokitni te shkarko harta të reja. Trokitni dhe mbani të shtypur hartën dhe trokitni fshi.