
Shikimi i vendit ku jeni në hartë
Nëse dëshironi të dini se ku ndodheni, shikoni ku jeni në hartë. Mund të eksploroni gjithashtu qytete
dhe shtete të tjera.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni HERE Maps.
tregon vendin ku jeni. Nëse HERE Maps nuk mund të gjejë vendndodhjen tuaj, tregon
vendndodhjen tuaj të fundit të njohur.
Nëse nuk është e mundur të gjendet pozicioni i saktë, një rreth i gjelbër rreth ikonës së vendndodhjes
tregon zonën e përgjithshme ku mund të ndodheni. Nëse zonat me popullsi të dendur, saktësia e
llogaritjes është më e mirë, dhe rrethi i gjelbër nuk është aq i gjerë.
2. Për të parë vendndodhjen tuaj aktuale ose vendndodhjen e fundit të njohur, trokitni .
Mbulimi i hartës ndryshon sipas vendit dhe rajonit.
Shfletimi i hartës
Zvarritni hartën me gishtin tuaj. Harta është e orientuar nga veriu.
Zmadhimi ose zvogëlimi
Vendosni 2 gishta në hartë dhe rrëshqitni gishtat duke i bashkuar për të zvogëluar ose duke i larguar
për të zmadhuar.
Këshillë: Për të shtuar kontrollet e zmadhimit në pamjen e hartës, trokitni
> parametrat
dhe kalojeni Kontrollet e zmadhimit te Aktive
.