Nokia Lumia 1020 - Marrja e orientimeve për të shkuar në një vend

background image

Marrja e orientimeve për të shkuar në një vend
Dëshironi të gjeni rrugën me lehtësi? Merrni drejtime për të ecur më këmbë, me makinë apo duke

përdorur transportin publik, përdorni vendndodhjen tuaj aktuale ose çdo vend tjetër si pikë nisjeje.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni HERE Maps.

2. Trokitni te

> orientime.

3. Nëse nuk dëshironi që pika e nisjes të jetë vendndodhja juaj aktuale, trokitni nga dhe kërkoni për

një pikë nisjeje.

4. Trokitni drejt dhe kërkoni një destinacion.
Itinerari tregohet në hartë, së bashku me një vlerësim të kohës që duhet për të arritur atje. Për të

parë drejtime të detajuara, rrëshqitni sipër nga fundi i ekranit.

Këshillë: Për të marrë udhëzime për të shkuar në një vend, mund të trokitni vendin në hartë,

ose trokitni dhe mbani të shtypur një pikë në hartë dhe trokitni dritaren e informacionit. Trokitni

orientime për këtu ose orientime nga këtu.

Marrja e orientimeve të ecjes

Pas krijimit të itinerarit, trokitni te dhe në krye të dritares, trokitni fillo navigimin. Për të kaluar

ndërmjet vendndodhjes suaj, kthesës tjetër dhe përmbledhjes së itinerarit, rrëshqitni majtas ose

djathtas në zonën e informacionit poshtë hartës.
Merrni orientime me zë për lëvizjen me makinë në HERE Drive+

Pas përcaktimit të destinacionit tuaj (përdorni vendndodhjen tuaj aktuale si pikën e nisjes), trokitni

te > fillo navigimin. Itinerari juaj hapet në HERE Drive+.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

79

background image

Marrja e orientimeve për transportin publik

Pasi të krijoni itinerarin tuaj, trokitni te .
Itinerari juaj hapet në HERE Transit. Informacionet e transportit publik janë të disponueshme në

qytete të zgjedhura në të gjithë botën.