Nokia Lumia 1020 - Gjeni rrugën brenda një qendre tregtare

background image

Gjeni rrugën brenda një qendre tregtare
Jo më ecejake në një qendër tregtare, në kërkim të një dyqani të veçantë. HERE Maps mund t'ju

drejtojë nëpër qendra tregtare si labirinte dhe në ndërtesa të tjera të stërmëdha.
Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni HERE Maps.
Për të përdorur këtë veçori, duhet të jeni të lidhur në internet dhe të dhënat e hartës së brendshme

duhet të jenë të disponueshme. Të dhënat e hartës së brendshme mund të mos jenë të disponueshme

në të gjitha shtetet ose rajonet, apo për të gjitha ndërtesat.
1. Kur ndërtesa shfaqet në hartë, zmadhojeni deri sa të shikoni pjesët e ndërtesës (për shembull,

dyqanet e një qendre tregtare).

2. Trokitni te ndërtesa.

Këshillë: Për të parë informacionet mbi një vendndodhje të caktuar në një ndërtesë, si një dyqan,

trokitni te vendndodhja dhe më pas te flluska e informacionit.

3. Për të parë një kat tjetër të ndërtesës, rrëshqisni lart ose poshtë te numri i katit në të djathtë të

hartës.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

78

background image

Gjeni lloje të caktuara të vendeve në një ndërtesë

Trokitni te ndërtesa dhe rrëshqitni lart nga fundi i ekranit. Trokitni te shfaq kategoritë dhe zgjidhni

një kategori.
Gjetja e një vendi të caktuar në një ndërtesë

Trokitni te ndërtesa dhe rrëshqitni lart nga fundi i ekranit. Rrëshqisni majtas te udhëzuesi dhe trokitni

te .