HERE Maps
HERE Maps tregon çfarë ka rreth e rrotull dhe ju orienton për në destinacionin tuaj.
Ju mund të:
• Kërkoni adresat dhe vendet që ju interesojnë, të tilla si restorantet, spitalet dhe aeroportet
• Merrni drejtime për të ecur më këmbë, me makinë apo për të përdorur transportin publik -
përdorni vendndodhjen tuaj aktuale ose çdo vend tjetër si pikë nisjeje
• Shikoni se ku jeni në një qendër tregtare ose në një ndërtesë tjetër të komplekse dhe gjeni dyqanet
dhe objektet tuaja të preferuara
• Përdorni pamorin e kamerës së telefonit tuaj për të zbuluar dyqanet dhe restorantet rreth jush
• Mbani vendet tuaja të preferuara të rezervuara dhe në dispozicion në të gjitha aplikacionet HERE
dhe në here.com – ruani vendet te llogaria juaj Nokia
• Shkruani një koment për një vend ose të nxirrni një fotografi dhe ta ngarkoni që ta shikojnë të
gjithë, në telefonin e tyre ose në here.com
Këshillë: Përdorni këtë kod QR për të shkarkuar versionin më të fundit të HERE Maps në telefonin
tuaj. Shtypni dhe trokitni te . Drejtojeni kamerën te kodi dhe trokitni te lidhja.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
75
Përmbajtjet e hartave dixhitale mund të jenë ndonjëherë jo të sakta dhe jo të plota. Kurrë mos u
mbështetni vetëm në përmbajtjen ose shërbimin për komunikimet thelbësore, si në urgjenca
mjekësore.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e sasive të mëdha
të të dhënave, që mund të sjellë kosto të të dhënave.
Disa përmbajtje janë krijuar nga palë të treta dhe jo Nokia. Përmbajtja mund të jetë deri e pasaktë
dhe varet nga disponimi.