
Marrja e udhëzimit me zë
Udhëzimi me zë, nëse është i disponueshëm në gjuhën tuaj, ju ndihmon të gjeni rrugën drejt një
destinacioni, duke ju lënë të lirë të shijoni udhëtimin.
Trokitni HERE Drive+.
1. Trokitni
> Parametrat > Zëri i navigimit.
2. Trokitni një gjuhë. Nëse nuk dëshironi të përdorni udhëzimin me zë, trokitni Asnjë.
Shkarkimi i zërave të rinj të navigimit
Trokitni
> Parametrat > Zëri i navigimit > Shkarko të re dhe trokitni një zë.
Këshillë: Nëse dëshironi të dëgjoni emrat e rrugëve kur jeni duke naviguar, trokitni te një zë që
thotë emrat e rrugëve (zëri i krijuar nga kompjuteri për tekstin në ligjërim).
Nëse nuk mund të gjeni një zë me emrat e rrugëve për gjuhën tuaj, mund të duhet të shkarkoni
dhe të instaloni gjuhën e ligjërimit në parametrat e telefonit. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
83

majtas dhe trokitni te Parametrat > ligjërimi > Gjuha e ligjërimit. Nuk mbështeten të gjitha
gjuhët.