Drejtimi i makinës drejt destinacionit tuaj
Kur keni nevojë për orientime të qarta kthesë-pas-kthese të optimizuara për lëvizjen me makinë,
HERE Drive+ ju ndihmon të arrini në destinacioin tuaj.
Trokitni te HERE Drive+.
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Përdorimi i një telefoni celular ose i disa veçorive të tij gjatë drejtimit
të automjetit mund të jetë i ndaluar. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira
për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
1. Trokitni
> cakto destinacion dhe kërkoni destinacionin tuaj.
2. Trokitni destinacionin tuaj dhe udhëto për në.
3. Nëse doni të shmangni tunelet dhe tragetet ose lloje të caktuara rrugësh, si p.s.h. rrugë të
pashtruara, trokitni shiritin e opsioneve të itinerarit dhe aktivizoni ose çaktivizoni llojet e rrugëve.
4. Për të nisur navigimin, trokitni NISU.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
82
Si paracaktim, harta rrotullohet drejt drejtimit tuaj të lëvizjes. Harta gjithmonë drejtohet nga veriu.
Këshillë: Nëse dëshironi që të shikoni itinerarin e mbetur gjatë navigimit, mund ta tërhiqni
hartën me gisht. Për t'u kthyer në vendndodhjen aktuale, trokitni te .
5. Për të ndaluar navigimin, trokitni
> Ndal navigimin.
Shikimi i hartës në ekran të plotë
Trokitni hartën.