
Karikimi i telefonit me valë
Nuk është nevoja të bezdiseni me kabllot, por mjafton të vendosni pajisjen tuaj me një karikues me
valë dhe ajo fillon të karikohet menjëherë.
Zonat e karikimit në telefon dhe karikuesi duhet të preken, ndaj sigurohuni që t'i vendosni siç duhet
telefonin dhe karikuesin. Jo të gjithë modelet e telefonave u përshtaten të gjithë karikuesve.
Ju nevojitet një kapak ngarkimi me valë nga Nokia CC-3066, i shënuar me logon Qi brenda kapakut,
që ngarkimi me valë të funksionojë. Kapaku mund të jetë i përfshirë në kutinë e shitjeve ose mund të
shitet më vete. Përdorni vetëm kapakët origjinalë Nokia për ngarkimin me valë.
Altoparlantët me ngarkuesit me valë Nokia, si pllaka e ngarkimit me valë DT-900, shiten më vete.
Përdorni vetëm ngarkues të certifikuar Qi për ngarkimin me valë.
1. Sigurohuni që karikuesi me valë të jetë i aktivizuar.
2. Kur kapaku i ngarkimit me valë të jetë në vendin e duhur, vendoseni telefonin tuaj mbi ngarkuesin
me valë në mënyrë që të prekin zonat e ngarkimit.
3. Hiqeni telefonin nga karikuesi pas mbushjes së baterisë.
Zona e karikimit theksohet.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
12

Paralajmërim: Sigurohuni që të mos ketë asgjë midis karikuesit dhe pajisjes. Mos ngjisni asnjë
objekt, si ngjitëse, mbi sipërfaqen e pajisjes pranë zonës së ngarkimit.
Për më shumë informacione për ngarkimin me valë, shikoni udhëzuesin e përdoruesit për ngarkuesin
dhe kapakun e ngarkimit me valë.