Karikimi i telefonit me një karikues USB
Bateria juaj është e karikuar pjesërisht në fabrikë, por mund t'ju duhet ta rikarikoni përpara se ta
aktivizoni telefonin për herë të parë.
Sigurohuni që të përdorni një karikues të përputhshëm USB për të karikuar telefonin tuaj.
1. Në fillim lidhni kabllon USB me ngarkuesin dhe vini ngarkuesin në një prizë në mur dhe më pas lidhni
fundin mikro-USB të kabllos me telefonin.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
10
2. Pasi bateria të jetë plot, shkëputeni karikuesin nga telefoni dhe më pas nga priza në mur.
Nuk ju nevojitet ta karikoni baterinë për një afat të caktuar kohe dhe ju mund ta përdorni telefonin
teksa po karikohet.
Kur filloni të ngarkoni një bateri plotësisht të shkarkuar, butoni i nisjes pulson deri sa të zgjohet
ekrani dhe shfaqet progresi i ngarkimit.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të jetë e nevojshme të ngarkohet për deri në 20 minuta
para se ta përdorni telefonin. Treguesi i ngarkimit mund të mos shfaqet në këtë moment.
Këshillë: Ju mund të përdorni ngarkimin USB kur nuk keni mundësi përdorimi të një prize në
mur. Gjatë ngarkimit të pajisjes mund të transferohen të dhëna. Eficenca e fuqisë ngarkuese
me USB ndryshon shumë, dhe mund të kërkojë mjaft kohë që të fillojë ngarkimi dhe që pajisja
të fillojë të funksionojë.
Në fillim lidhni kabllon USB me kompjuterin dhe më pas me telefonin tuaj. Pasi bateria të jetë
plot, shkëputeni kabllon USB nga telefoni dhe më pas nga priza në mur.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
11
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë
përdorimit. Kur kohët e pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se
zakonisht, zëvendësoni baterinë.